Mbrojtësi i Chelseat, pozitiv me Covid-19

Futboll

Mbrojtësi i Chelseat, pozitiv me Covid-19

Më: 9 prill 2022 Në ora: 22:08
Cesar Azpilicueta

Mbrojtësi i Chelsea, Azpilicueta ka rezultuar pozitiv me Covid-19 dhe mungoi në fitoren e thellë të ‘Londinezëve’ 6:0 ndaj Southampton.

Para fillimit të ndeshjes, Thomas Tuchel, e konfirmoi mungesën e Azpilicuetas, si pasojë e infektimit me virus.

Spanjolli pritet të mungojë në ndeshjen e kthimit, në kuadër të çerekfinales së Ligës së Kampionëve, ndaj Real Madridit.

Chelsea në ndeshjen e parë në ‘Stamford Bridge’, u mposht me rezultat 3:1 dhe do të kërkojë rikthimin në ‘Bernabeu’ të martën me fillim nga ora 21:00.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat