Manchester City dhe Liverpooli sot synojnë finalen

Futboll

Manchester City dhe Liverpooli sot synojnë finalen

Më: 16 prill 2022 Në ora: 09:29
Guardiola dhe Klopp

Një javë pas barazimit 2:2 në Premierligë, Manchester City dhe Liverpooli do të përballen sërish mes vete.

Përballja e sotme mes tyre do të jetë në kuadër të fazës gjysmëfinale në Kupën FA.

Ndeshja do të zhvillohet në stadiumin “Wembley” të Londrës nga ora 16:30.

Kujtojmë se edhe faza gjysmëfinale e Kupës FA zhvillohet me vetëm një ndeshje, me fituesin që kalon pastaj në finalen e madhe.

Fituesi nga ndeshja Manchester City – Liverpool në finale do të takohet me fituesin nga ndeshja Chelsea – Crystal Palace, që zhvillohet nesër. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat