Minuta e fundit ia mohoi fitoren St. Paulit të Leart Paçaradës 

Futboll

Minuta e fundit ia mohoi fitoren St. Paulit të Leart Paçaradës 

Nga: Kemajl Goca Më: 16 prill 2022 Në ora: 15:29
Minuta e fundit ia mohoi fitoren St. Paulit të Leart Paçaradës 

Mbrojtësi i shquar Leart Paçarada, me ekipin e tij, St. Paulin, të pafat, në minutën e fundit iu mohua fitorja, barazojnë në udhëtim me rezultat 1:1 me Sandhausen-in, në ndeshjen e javës së 30-të të Bundesliga II.

Paçarada ka treguar angazhim vetëmohues në fushë kundër ish skuadrës së tij.

Një pikë domethënëse në luftë për kreun e tabelës.

Futbollisti austriak, Guido Burgstaller, u tregua i saktë nga penalltia në minutën e 38-të.

32-vjeçari shënoi golin e tij të 18-të në këtë sezon dhe i dha fund “agjërimit” prej pesë ndeshjeve pa gol.

Janik Bachmann në minutën e 90+1, barazon rezultatin 1:1.

St. Pauli (një ndeshje më shumë) është në pozitën e dytë me 53 pikë sa ka edhe lideri Werderi e Schalke në pozitën e tretë, Darmstadt është në pozitën e katërt me 51 sosh dhe  Sandhausen në të 15-tin me 35.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat