Zbulohet kontrata që Reali është gati për t’ia ofruar Rudigerit

Futboll

Zbulohet kontrata që Reali është gati për t’ia ofruar Rudigerit

Më: 16 prill 2022 Në ora: 15:44
Zbulohet kontrata që Reali është gati për t’ia ofruar Rudigerit

Real Madridi raportohet se është duke u përgatitur për t’i ofruar kontratë Antonio Rudigerit.

Reprezentuesi gjerman pritet të largohet si lojtar i lirë nga Chelsea pas përfundimit të sezoni, pasi edhe kontrata e tij skadon më 30 qershor.

Sipas “Fichajes”, Real Madridi po përgatitet t’i ofrojë Rudigerit një kontratë tre-vjeçare, me pagë prej 10 milionë eurove në sezon.

Megjithatë, klubi spanjoll nuk pritet ta ketë të lehtë transferimin e tij.

Për 29-vjeçarin thuhet se interesim ka shprehur edhe Barcelona, Manchester United, Juventusi dhe Paris Saint-Germaini.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat