Mbyllet pjesa e parë, Liverpooli me një këmbë në finale të FA Kupë

Futboll

Mbyllet pjesa e parë, Liverpooli me një këmbë në finale të FA Kupë

Më: 16 prill 2022 Në ora: 17:21
Foto ilustrim

Përfundon pjesa e parë në kuadër të gjysmëfinales së FA Kupë, ndërmjet Manchester City – Liverpool.

Liverpooli është në avantazh të thellë 3:0 ndaj Manchester City.

Po zhvillohet një ndeshja mjaft interesante në kuadër të gjysmëfinales së FA Kupë, ndërmjet dy gjigantëve anglezë.

Lojtarët e Jurgen Klopp dominuan ata të Pep Guardiolas pothuajse në çdo aspekt të lojës ashtu edhe me gola.

Ishte Konate i cili e zhbllokoi ndeshjen në minutën e 9`, pas një harkimi shumë të mirë nga Robertson.

Po zhvillohej minuta e 17` kur Sadio Mane shfrytëzoi gabimin e portierit të ‘Citizens’ dhe dyfishoi epërsinë.

Pas dy golave, City po kërkonin të ngushtonin epërsinë, por nuk arritën të krijojnë raste të rrezikshme për ‘Reds’.

Në anën tjetër Liverpooli u treguan më kërkues, pasi po dëshironin edhe golin e tretë, por nuk arritën të konkretizonin rastet.

Në minutën e 44` Mane shënoi një supergol, pas një aksioni shumë të mirë të ‘Reds’

Kështu Liverpool janë me një këmbë në finale të FA Kupë, mbetet të shihet se cili do të jetë reagimi i Cityt në pjesën e dytë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat