Manchester United ngushëllon Ronaldon: Dhimbja juaj është dhimbja jonë

Futboll

Manchester United ngushëllon Ronaldon: Dhimbja juaj është dhimbja jonë

Më: 18 prill 2022 Në ora: 22:27
Cristiano Ronaldo.

Cristiano Ronaldo më herët njoftoi për vdekjen e njërit prej binjakëve të porsalindur.

Sulmuesi portugez e bëri të ditur këtë përmes një postimi në llogarinë e tij në “Instagram”.

Ai me pikëllim njoftoi për vdekjen e djalit të tij, teksa bëri të ditur për ardhjen në jetë të vajzës.

Djali i çiftit vdiq gjatë lindjes së Georgina Rodriguezit.

Klubi ku aktivizohet Ronaldo, Manchester United, ka ngushëlluar 37-vjeçarin.

“Dhimbja juaj është dhimbja jonë.

U dërgojmë dashuri dhe forcë për ju dhe familjen në këtë kohë”, thuhet në faqen zyrtare të klubit anglez. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat