Vendimet e Komisionit të Garave të Superligës

Futboll

Vendimet e Komisionit të Garave të Superligës

Më: 19 prill 2022 Në ora: 15:57
Vendimet e Komisionit të Garave të Superligës

Komisioni i Garave i Superligës dhe Ligës së Parë në përbërje Abdyl Bellopoja kryetar, Isak Ejupi dhe Agim Kastrati, anëtarë, në mbledhjen e mbajtur me datë 19.04.2022, ka diskutuar për regjistrimin e ndeshjeve të xhiros së 29-të të BKT Superligës dhe të xhiros së 22-të të Viva Fresh Ligës së Parë, Grupi A dhe B, edicioni 2021/2022. Pas shqyrtimit komplet të materialit të siguruar nga zyrtarët e ndeshjeve, bazuar në nenin 70 të Rregullores së Garave, si dhe dispozitave të Rregullores Disiplinore, mori këto:

Vendime: 1.Regjistrohen ndeshjet e xhiros së 29-të të BKT Superligës dhe ndeshjet e xhiros së 22–të të Viva Fresh Ligës së Parë, Grupi A dhe B, edicioni 2021/2022 me rezultatet e arritura në fushë.

2.Bazuar në raportet e delegatëve, kontrollorëve, zyrtarëve të FFK-së si dhe të dhënat nga protokollet zyrtare të ndeshjeve, lidhur me rregullsinë e fillimit, zhvillimit dhe përfundimit të ndeshjeve, Komisioni i garave pas administrimit të të gjitha materialeve dhe shkresave të prezantuara, incizimeve televizive, raporteve të personave zyrtarë të FFK-së si dhe mediave vendosi për:

Inicime disiplinore:

Ndaj: Lojtarit të FC ”Besa” , me nr fanelle 23 Rinor Jahmurati dhe nr ID 003908M04. MOTIVI: Në minutën e 90+, godet lojtarin kundërshtar pa top, për çka ishte ndëshkuar me karton të kuq direkt. Sipas raportit të gjyqtarit kryesor të ndeshjes Besa-A&N.

Ndaj: Lojtarit të KF ”Vitia” , me nr fanelle 30 Meriton Musliu dhe nr ID 001845M00. MOTIVI: Në minutën e 81, grushton lojtarin kundërshtar, për çka ishte ndëshkuar me karton të kuq direkt. Sipas raportit të gjyqtarit kryesor të ndeshjes Vitia –Flamurtari.

Ndaj: Lojtarit të KF ”Vllaznia (P)”, me nr fanelle 8, Elbasan Jakupi dhe nr ID 001003M92. MOTIVI: Në minutën e 90+, ndërhyn rrezikshëm me taka të ngritura duke e rrezikuar shëndetin e lojtarit kundërshtar, për çka ishte ndëshkuar me karton të kuq direkt. Sipas raportit të gjyqtarit kryesor të ndeshjes Vllaznia (P) – Arbëria, njofton Komisioni i Garave i Superligës dhe Ligës së Parë, Abdyl Bellopoja, kryetar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat