Ceferin: Tentuan të përdorin luftën për të rikthyer Superligën e Europës

Futboll

Ceferin: Tentuan të përdorin luftën për të rikthyer Superligën e Europës

Më: 20 prill 2022 Në ora: 20:07
Ceferin: Tentuan të përdorin luftën për të rikthyer Superligën e Europës

Presidenti i UEFA-s, Aleksandër Çeferin është rikthyer të flas lidhur me çështjen e Superligës së Europës, një projekt i iniciuar nga klubet e mëdha europiane, të cilat kishin planifikuar krijimin e një kompeticioni të vetin.

Në një prononcim për “Calcio&Finanza”,  kreu i UEFA-s ka hedhur akuza kundrejt klubeve si Reali, Juventusi dhe Barcelona, duke theksuar se ato u përpoqën të përdornin situatën e luftës për të ri-sjellë në jetë projektin.

“Mbështetësit e Superligës Europiane sfidojnë realitetin.

Tre klube iniciatore të projektit u përpoqën të përdornin situatën e shkaktuar nga lufta për të rifilluar projektin.

E provuan një herë gjatë pandemisë dhe tani po e provojnë përsëri.

Toleranca ndaj këtyre klubeve nuk duhet të ekzistojë, ata nuk mund të injorojnë autoritetet e futbollit dhe mbi të gjitha tifozët.”, u shpreh Ceferin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat