Përballja Itali-Argjentinë, vjen paralajmërimi i Mancinit

Futboll

Përballja Itali-Argjentinë, vjen paralajmërimi i Mancinit

Më: 20 prill 2022 Në ora: 22:48
Roberto Mancini

Trajneri i Italisë Roberto Mancini paralajmëron tifozët italianë që të mos presin një ndryshim radikal brezash kur Italia të përballet me Argjentinën në qershor.

Ka qenë një vit plot ngjarje për Kombëtaren e Italisë , të cilët nga ngritja e trofeut të Euro 2020 në “Wembley” në qershor 2021, humbën kualifikimin në Kupën e Botës 2022 duke humbur në play-off ndaj Maqedonisë së Veriut.

Mancini do të rikthehet në stadiumin “Wembley” më 1 qershor për edicionin e parë të “Finalissima” një përballje mes fituesve të Kampionatit Evropian dhe Kupës së Amerikës.

Ndërsa shumë po bëjnë thirrje për një ndryshim brezash pas dështimit të Kupës së Botës, Mancini paralajmëron të mos presim ndryshime rrënjësore.

“Nuk ka shumë zgjedhje për të zgjedhur”, tha aipër “RAI Sport”.

“Siç bëmë kundër Turqisë, disa lojtarë të rinj do të kenë një shans, por nëse të gjithë janë në dispozicion, atëherë do të jenë ata që fituan Euron kundër Argjentinës”, theksoi italiani.

Insigne dhe Immobile thuhet se nuk kanë marrë ende një vendim nëse do të vazhdojnë karrierën e tyre ndërkombëtare pas kritikave të shumta të marra për eliminimin e Kupës së Botës.

“Ata do të jenë atje, veçanërisht për ndeshjen e parë kundër Argjentinës”, siguroi Mancini.

“Ne do të shohim se çfarë do të ndodhë pas kësaj, por ky është plani.

Ka kaluar një muaj nga play-offi i Kupës së Botës, zhgënjimi mbetet, por fatkeqësisht ka momente kur nuk ju shkon dhe nuk mund të bëni asgjë për këtë", tha në fund Mancini.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat