Granit Xhaka shënon supergol nga distanca, shtang Ronaldon në derbin e madh

Futboll

Granit Xhaka shënon supergol nga distanca, shtang Ronaldon në derbin e madh

Nga: Kemajl Goca Më: 23 prill 2022 Në ora: 15:27
Xhaka feston, Reuters

Ylli nga Kosova, Granit Xhaka, ka bërë lojë të madhe në fanellën e Arsenalit. 

“Topçinjtë’ në Emirates demoluan me rezultat 3:1 Manchester Utd, në takimin e javës së 34-të të Premier League.

Në minutën e 3-të, Tavares kaloi në epërsi Arsenalin. 

Image

Vendasit dyfishuan epërsinë (2:0) në minutën e 32-të me golin futbollistit Saka, i cili nga penalltia u tregua i saktë.

Nuk vonoi shumë, në minutën e 34-të, Cristiano Ronaldo, nga afërsia realizoi për 2:1 pas asistimit të Matiq. 

Rastin më të mirë Manchester Utd e pati në minutën e 57-të, por Fernandes i pafat nga penalltia, shtylla e djathtë pingule ia mohoi golin. Ai gjuajti bukur përtokë por fat i madh për vendasit.  Xhaka u ndëshkua me karton të verdhë në minutën e 67-të.

Image

Në minutën e 70-të, Xhaka i jep qetësinë Arsenalit. 

Ai nga rreth 22-23 metra godet fuqishëm duke shënuar supergol në këndin e majtë, që mbetet i hutuar edhe portieri de Gea. 

Xhaka vlerësohet me notën 7.5 nga faqja për statistika “Soffascore”. Xhaka ishte ndër më të mirët e këtij derbit të madh. 

Arsenali është në vend të katërt me 60 pikë, duke lënë pas Tottenhamin me 57 e Manchester Utd me 54.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat