Bayern gjen pasardhësin e Lewandowskit

Futboll

Bayern gjen pasardhësin e Lewandowskit

Më: 23 prill 2022 Në ora: 15:37
Bayern gjen pasardhësin e Lewandowskit

E ardhmja e Robert Lewandowski-t mund të jetë larg Bayern Munich. Sulmuesi polak, i cili po zhvillon një tjetër sezon fantastik, duket se ka dëshirë të provojë një eksperiencë të re.

Prej kohësh flitet për një transferim të tijin te Barcelona e Xavi-t sezonin e ardhshëm. Një situatë kjo që e detyron klubin bavarez të vihet në lëvizje për të gjetur një zëvendësues të denjë.

Një zëvendësues që mund të vijë nga Portugalia, por jo për një shifër më të ulët se 70 milionë euro. Kjo është kërkesa e bërë nga Benfica për të hequr dorë nga Darëin Nunez, ylli i ri i futbollit ndërkombëtar.

22-vjeçari uruguaian pëlqehet nga shumë klube të mëdha europiane dhe Bayern Munich mund të vendosë të hidhet në sulm për të djegur konkurrencën.

Statistikat e Nunez në këtë sezon janë mbresëlënëse. Sulmuesi, në fakt, ka shënuar plot 33 gola dhe ka dhënë 4 asiste në 38 ndeshjet e luajtura me Benfica-n në të gjitha kompeticionet.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat