Leclerc dhe Verstappen kanë vendosur...

Futboll

Leclerc dhe Verstappen kanë vendosur...

Më: 28 prill 2022 Në ora: 11:53
Leclerc dhe Verstappen kanë vendosur...

Ky sezon i Formula 1 ka nisur në mënyrën më të mirë të mundshme për Ferrarin që duket sikur është rikthyer në kohët e arta. Charles Leclerc, por edhe Carlos Sainz kanë një makinë që i garanton mundësinë për të luftuar për titullin përballë Red Bullit dhe kampionit të Botës Max Verstappen që në garën e fundit, atë të Italisë treguan “dhëmbët” pas një starti jo të mirë.

Për holandezin, triumfi në pistën e Imolës ishte fitorja e dytë pas Arabisë Saudite ndërsa në dy të tjera (Bahrein dhe Australi) nuk ia ka dalë ta mbyllë garën duke u tërhequr për shkak të problemeve në makinë, gara të cilat më pas janë fituar nga Leclerc. Në këtë formë, Leclerc dhe Verstappen kanë diktikuar ritmin e këtij sezoni deri në këtë moment, duke lenë në hije Lewis Hamilton dhe problemet e shumta që anglezi ka me Mercedesin.

Leclerc dhe Verstappen kanë vendosur gjithashtu edhe një rekord për botën e Formula 1, pasi është hera e parë që në katër e garat e para të sezonit fitojnë dy pilotë nën moshën 25-vjeç.

Madje, Leclerc dhe Verstappen janë të dy nga 24-vjeçarë dhe duelin e tyre që e kanë filluar prej garave karting kur ishin fëmijë, tashmë e kanë dërguar në nivelin më të lartë të botës së shpejtësisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat