CR7 larg Manchesterit, në Angli e bëjnë shok skuadre me Messin

Futboll

CR7 larg Manchesterit, në Angli e bëjnë shok skuadre me Messin

Më: 30 prill 2022 Në ora: 11:33
CR7 larg Manchesterit, në Angli e bëjnë shok skuadre me Messin

Cristiano Ronaldo do të largohet nga Manchester United. Në Angli janë të bindur se portugezi nuk është në planet e Erik Ten Hag.

Paul Merson, ish-lojtar i Arsenalit dhe tani komentator në TV, është shprehur se CR7 dëshiron të luajë në Champions League, siç ka bërë gjithmonë.

Në analizën e tij ai shprehet se CR7 dhe PSG duan të dyja Champions League dhe do ishte perfekte kjo lëvizje, duke parë që edhe Ligue 1 nuk është ndonjë sforcim i madh.

Ronaldo do të kishte mundësinë të fokusohej te Champions dhe njëkohësisht të ishte në një ekip me Lionel Messin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat