Rrahmani shënon, Napoli këndellet dhe shkatërron Sassuolon

Futboll

Rrahmani shënon, Napoli këndellet dhe shkatërron Sassuolon

Nga: K.G. Më: 30 prill 2022 Në ora: 16:48
Rrahmani shënon, Napoli këndellet dhe shkatërron Sassuolon

Amir Rrahmani ka shënuar për fitoren e thellë të Napolit, me rezultat 6:1 ndaj Sassuolos.

Futbollisti i Kombëtares së Kosovës, Rrahmani, ka shënuar në minutën e 80-të.   

Koulibaly (7'), Osimhen (15'), Lazano (19'), Mertens (21' e 54') dhe Rrahmani (80') shënuan për Napolin dhe Lopez (87’) për Sassuolon.

Rrahmani u paraqit standard duke treguar lojë të madhe.

Napoli këndellet pas një barazimi e dy humbjeve.

Pas javës së 35-të në Serie A, Napoli renditet në vend të tretë me 70 pikë e Sassuolo është e dhjeta me 46.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat