​Sot mësohet finalisti i parë i Ligës së Kampionëve

Futboll

​Sot mësohet finalisti i parë i Ligës së Kampionëve

Më: 3 maj 2022 Në ora: 07:53
​Sot mësohet finalisti i parë i Ligës së Kampionëve

Gara më prestigjioze e futbollit evropian në nivel të klubeve po i afrohet fundit të saj pasi kanë mbetur vetëm edhe tri ndeshje për tu zhvilluar, duke përfshirë edhe finalen.

E pikërisht mbrëmjen e sotme do të mësohet skuadra e parë qo do të kualifikohet në finalen e madhe të këtij kompeticioni e që do të dal nga ballafaqimi ndërmjet Villarrealit dhe Liverpoolit.

Skuadra angleze është shumë e favorizuar për ta arritur këtë objektiv për shkak se triumfoi në ndeshjen e parë të zhvilluar në "Anfield Road" javën e kaluar me rezultat 2-0.

Për më tepër, Villarreali ka shumë mungesa të rëndësishme për këtë ndeshje si Moreno, Pino dhe Albiol, kurse nga radhët e skuadrës së Jurgen Klopp nuk do të paraqitet dyshja Origi-Firmoni.

Ndeshja fillon nga ora 21:00 dhe zhvillohet në stadiumin "De La Ceramica".

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat