Një biletë për në finale

Futboll

Një biletë për në finale

Më: 4 maj 2022 Në ora: 11:27
Një biletë për në finale

Mbrëmjen e djeshme Liverpool arriti të kualifikohej për në finale pas një fitoreje ndaj Villarrealit i cili tregoi se është një ekip për t’u mos nënvlerësuar.

Sot në mbrëmje do të luhet gjysmëfinalja e dytë e Champions League, ku Real Madrid dhe Manchester City do të “përplasin brirët” për të siguruar finalen e trofeut prestigjioz. “Los Blancos” presin sot në Bernabeu anglezët e Manchester City, një ndeshje e cila pritet t’i dhurojë të gjitha emocionet.

Akti i parë përfundoi me rezultatin 4-3 për Manchester City, por asgjë nuk është mbyllur pasi Reali do të tentojë përmbysjen historike.

Real Madrid do të ketë sot në dispozicion mesfushorin “shkatërrues”, Casemiro. Një armë plus për Carlo Ancelottin ku do të duhet të ruajë kundërsulmet e lojtarëve kundërshtarë, dhe Casemiro di ta bëjë këtë gjë më së miri.

David Alaba është në dyshim për sonte, sigurisht një mungesë e cila do të quhej e madhe, por Nacho është i gatshëm ta zëvendësoje ish-lojtarin e Bayernit në repartin defensiv. Gjithashtu Hazard nuk do të jetë në dispozicion sot pasi është i dëmtuar.

Për Manchester City ka një lajm të mirë, pasi Jao Cancelo është rikthyer nga pezullimi, Kyle Walker do të kthehet në krahun e tij të djathë dhe John Stones ishte i vetmi  i cili nuk arriti të stërvitej me grupin të martën.

Pep Guardiola nuk dëshiron të bëjë shumë eksperimente, ku në mesfushë pritet të aktivizojë Gundogan, De Bruyne dhe Bernardo Silva. Në krahët e sulmit titullarë priten të startojnë Mahrez dhe Foden, ndërsa kreun e sulmit mendohet të jetë Gabriel Jesus.

Fakt interesant është se në katër ndeshjet e fundit të përballjeve midis Realit dhe City, spanjollët nuk kanë arritur të fitojnë asnjë ndeshje. Manchester  City gjithashtu ka shënuar minimalisht 2 gola në katër ndeshjet e fundit ndaj tyre. Ekipi i Pep Guardiolës është i pamposhtur në pesë ndeshjet e fundit të Champions League.

Real Madrid pritet të jetë dominues në këtë supersfidë që do të luhet sot në Bernabeu. “Los Blancos” kanë humbur vetëm tre herë në shtëpi gjatë gjithë sezonit. Sot Ancelotti do të mbështetet në këmbët e Modric dhe nuhatjes vrastare për të shënuar të Karim Benzema, i cili këtë sezon në Champions ka qënë i i jashtëzakonshëm.

Formacionet e mundshme të supërsfidës vendimtare për një biletë në finalen ndaj Liverpoolit në Champions League:

Real Madrid: Courtois, Carvajal, Militao, Nacho, Mendy, Modric, Casemiro, Kross, Valverde, Benzema, Vinicius Jr

Manchester City: Ederson, Walker, Dias, Laporte, Cancelo, De Bruyne, Rodri, Bernardo Silva, Mahrez, Jesus, Foden.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat