Tirana gati t’i “rrëmbejë” kurorën e kampionit Teutës

Futboll

Tirana gati t’i “rrëmbejë” kurorën e kampionit Teutës

Më: 4 maj 2022 Në ora: 13:21
Tirana gati t’i “rrëmbejë” kurorën e kampionit Teutës

Sot, Kategoria Superiore do të luajë tre sfida mjaft interesante të javës së 32-të.

Në orën 16:45, në stadiumin “Selman Stërmasi” do të luhet ndeshja Tirana-Teuta.

Tre pikë i duhen bardhebluve nga kryeqyteti për t’u shpallur matematikisht kampionë të ri të Shqipërisë duke i “rrëmbyer” kurorën e kampionit pikërisht durrsakëve.

Në po të njëjtën orë, do të zhvillohet në stadiumin “Skënderbeu”, dueli i mbijetesës Skënderbeu-Kastrioti.

Me korçarët që pothuajse janë të rënë me matematikën që e mbajnë ende në lojë, ndërsa krutanët e Emiljano Çelës kërkojnë fitoren e 8-të radhazi në kampionati për t’iu larguar zonës “Play-Out” dhe për t’iu afruar Europës.

Në po të njëjtën orë, në stadiumin “Arena Egnatia” do të luhet takimi Egnatia-Laçi.

Rrogozhinasit e Zekerija Ramadanit synojnë tre pikët e mbijetesës, ndërsa kurbinasit luajnë pa ndonjë objektiv duke parë se çështja titull është pothuajse e përfunduar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat