Ferizaj përgatitet të kremtojë titullin dhe rikthimin në elitë

Futboll

Ferizaj përgatitet të kremtojë titullin dhe rikthimin në elitë

Nga: K. Goca Më: 6 maj 2022 Në ora: 19:52
Ferizaj përgatitet të kremtojë titullin dhe rikthimin në elitë

Ferizaj ka bërë të gjitha përgatitjet për të kremtuar titullin e kampionit në Ligën e Parë të Kosovës në futboll, Grupi B.

Ferizaj ka tubuar 56 pikë, ka dhjetë më shumë se Vushtrria dy javë pa përfunduar edicioni.

Nesër në orën 15.00 zhvillohet ballafaqimi Ferizaj - Kika. 

Image

Skema që u sigurua, se si do të organizohet kremtimi 

Merret vesh, se presidenti i klubit Ferizaj, Lulzim Abazi, ka bërë të gjitha përgatitjet për festën.

Sipas asaj që raporton një zyrtar brenda klubit, kështu është përgatitur skema: 8 juniorë, 6 pionierë, 3 vajza qëndrojnë në gjysmë fushën, në prapavijë pano e në mes bina dhe futbollistët e kampionit, në pjesën tjetër të fushës 7 kadetë, 5 fatosa e 4 parafatos ulur, plus muzika,

Pritet që stadiumi të mbushet përplot shikues për të festuar titullin dhje rikthimin në elitë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat