Bylis feston titullin kampion dhe rikthimin në Superiore

Futboll

Bylis feston titullin kampion dhe rikthimin në Superiore

Më: 7 maj 2022 Në ora: 18:50
Bylis feston titullin kampion dhe rikthimin në Superiore

Kategoria e Parë ul siparin dhe jep thuajse të gjithë verdiktet, teksa pasditen e sotme është mbyllur sezoni i rregullt dhe kanë mbetur vetëm ndeshjet Play Off dhe Play Out për t’u luajtur.

Kështu Bylisi hapi shampanjën e titullit kampion në Kategorinë e Parë, të cilin e fitoi një javë më parë dhe pasditen sotme nisi festa në “Adush Muça”, ndonëse mallakastriotët u mposhtën 3-2 nga Besa e Kavajës.

Krahas Bylisit, të sigurt për rikthimin në Superiore janë edhe shijakasit e Erzenit, që bëhen pjesë e elitës pas shumë vitesh, ndërsa plot 4 skuadra do t’i nënshtrohen Play Off-it për t’u bashkuar me më të mirat e futbollit shqiptar.

Korabi, Apolonia, Tërbuni e Tomori janë skuadrat që do të ndeshen me njëra-tjetrën në një fazë me eliminim dhe ajo që do të triumfojë, do të luajë Play Off-in me vendin e 8 në Abissnet Superiores.

Sa i përket zonës së rënies, Shkumbini, Vora, Maliqi dhe Butrinti zbresin në Kategorinë e Dytë, ndërsa Turbina dhe Pogradeci do të luajnë Play Out [për të siguruar qëndrimin në Kategorinë e Parë.

Një lezhjan, si Redon Danaj i Besëlidhjes dhe shkodrani i Bylisit, Eridon Qardaku, do të ndajnë “Këpucën e Artë” të sezonit në Kategorinë e Parë, pasi që të dy ia dolën të shënojnë nga 21 gola.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat