PSG i bën “nder” Troyes, i “fal” pikë në “Parc des Princes”

Futboll

PSG i bën “nder” Troyes, i “fal” pikë në “Parc des Princes”

Më: 8 maj 2022 Në ora: 23:10
PSG i bën “nder” Troyes, i “fal” pikë në “Parc des Princes”

Paris Saint Germmain, prej disa javësh matematikisht kampion në Ligue 1, ka luksin edhe të bëjë “ndere”.

Skuadra e drejtuar nga Pochettino, edhe pse me peshat e rënda në fushë, u ndal në barazim 2-2 në “Parc des Princes” përballë Troyes, që me pikën e fituar thuajse e ka siguruar qëndrimin në elitën e futbollit francez.

Parisienët e nisën vrullshëm sfidën, duke shënuar dy gola brenda 25 minutave lojë.

Të parin e realizoi Marquinhos në të 6-tën, i shërbyer nga Di Maria, ndërsa dyfishimi erdhi nga Nyemar, që ekzekutoi saktë një 11-metërsh. Vetëm pesë minuta më vonë, miqtë shkurtuan diferencën me Ugbo, kurse në fillim të fraksionit të dytë, pikërisht në të 49-tën, Tardieu ktheu baraspeshëm në rezultat.

Barazimi 2-2 duket se i kënaqi të dyja skuadrat, pasi në minutat në vazhdim nuk pati ndryshim tjetër rezultati.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat