Barcelona gati ta shesë me humbje mesfushorin

Futboll

Barcelona gati ta shesë me humbje mesfushorin

Më: 12 maj 2022 Në ora: 17:39
Barcelona gati ta shesë me humbje mesfushorin

Me një sezon që tashmë mund të konsiderohet i dështuar, te Manchester United kanë nisur të mendojnë për vitin e ardhshëm. Pika më e rëndësishme në planin e Djajve të Kuq është realizuar teksa skuadra njeh trajnerin e ri, me Erik Ten Hag që do të kërkojë të nisë një cikël fitues në Premier League dhe ta rikthejë United në nivelet më të larta në futbollin britanik, por edhe në Europë.

Tekniku holandez, i konfirmuar i suksesshëm në krye të Ajax ka bërë gati listën e merkatos për drejtuesit e anglezëve dhe një element që kërkohet me ngulm nga 52-vjeçari është Frenkie De Jong.

Mesfushori ka qenë nën urdhrat e Ten Hag te Ajax, ndërsa palët ëndërrojnë ribashkimin, këtë herë te Manchester United. Sakaq, klubi anglez ka përgatitur 60 milionë për të bindur Barcelonën e cila e gjendur ende në mes të një krize financiare është e gatshme të pranoj ofertën.

Trajneri Xavi Hernandez është në dijeni të situatës së klubit blaugrana dhe nuk ka pretendime për De Jong, aq më tepër që për teknikun spanjoll, holandezi nuk është nga ata lojtarë që cilësohen të pazëvendësueshëm.

Ndaj, De Jong ka më shumë se një arsye për t’u bashkuar me Manchester United dhe me ish-trajnerin Ten Hag.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat