Strakosha arrin marrëveshjen me klubin e njohur anglez

Futboll

Strakosha arrin marrëveshjen me klubin e njohur anglez

Më: 13 maj 2022 Në ora: 16:49
Strakosha arrin marrëveshjen me klubin e njohur anglez

Thomas Strakosha po luan ndeshjet e fundit me fanellën e Lazios në Seria A, teksa në fund të këtij sezoni do të largohet nga klubi italian.

Mes Lazios dhe gardianit të kombëtares nuk ka asgjë në rregullt për rinovimin e kontratës dhe në këto kushte përfaqësuesit e portierit kuq e zi kanë punuar për të gjetur një skuadër për sezonin e ardhshëm, i cili pritet të jetë në Premier League.

“La Repubblica” raporton se Strakosha do të bashkohet me Fulham, skuadër që do të garojë në Premier League sezonin e ardhshëm.

Kalimi i Strakoshës quhet i kryer, por gjithsesi duhet pritur që të vijë njoftimi i vetë lojtarit apo klubit të ri..

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat