Lushtaku: Kemi pasur vështirësi në pjesën e parë

Futboll

Lushtaku: Kemi pasur vështirësi në pjesën e parë

Më: 15 maj 2022 Në ora: 18:37
Lushtaku: Kemi pasur vështirësi në pjesën e parë

Drenica mori fitore të madhe ndaj Ballkanit në kuadër të javës së 35-të në BKT Superligën e Kosovës me rezultat 3-1.

Pas ndeshjes, trajneri i skuadrës nga Skenderaj, Tahir Lushtaku ka thënë se ky triumf i tyre ishte më i rëndësishmi i këtij edicioni.

“Kishim përballë skuadrën më të mirë të këtij edicioni. Në pjesën e parë kemi luajtur ndeshje më të kujdesshme”, ka thënë ai pas ndeshjes për Art Sport.

“Kemi pasur vështirësi në pjesën e parë pasi nuk arritëm t’i shfrytëzonim kundërzbritjet.

Në pjesën e dytë nuk kishim çfarë të humbim, pasi këta 45 minuta do të vendosnin për fatin tonë në Superligë”, tha Luishtaku.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat