Gjeraj: Do të bëjmë gjithçka për Lirinë, qytetin dhe tifozët

Futboll

Gjeraj: Do të bëjmë gjithçka për Lirinë, qytetin dhe tifozët

Nga: Kemajl Goca Më: 17 maj 2022 Në ora: 19:28
Robert Gjeraj

Liria e Prizrenit është më e vendosur se kurrë, që të rikthehet në elitën e futbollit të Kosovës.

Klubi me renome po përgatitet për sfidën e 21 majit, ku do të përballen me Vushtrrinë, në kuadër të barazhit, e cila ndeshje luhet (15.00) në stadiumin “18 Qershori” në Klinë

Liria si e dyta e Grupit A të ligës së parë dhe Vushtrria si e dyta e Grupit B, do të luftojnë që të shkojnë në finalen e barazhit, cila prej tyre kualifikohet do të takohet me ekipin që renditet në pozitën e tetë të BKT Superligës.

Liria me pronarin e ri Rrahman Kiçe, dhe kryetarin Qemal Krasniqi, po bëjnë gjithçka që lojtarët të kanë kushte sa më të mira dhe të janë të gatshëm për sfidën vendimtare.

Kapiteni i Lirisë, Robert Gjeraj, tha se janë në formë dhe është i bindur se do të rikthehet në shoqërinë e më të mirëve, aty ku e kanë vendin. 

“Bota sot”: Si e sheh Lirinë në barazh kundër Vushtrrisë, sa është e gatshme, kur jeni dy fitore larg rikthimit në elitë?

Robert Gjeraj: Mendoj se është ndeshje e vështirë, por ne jemi përgatit maksimalisht dhe jemi organizuar që nga kryesia, shtabi teknik dhe lojtarët, i gjithë qyteti. Po ashtu edhe tifogrupi ‘Arpagjikët’, për me bë atë që qyteti e meriton që të rikthehemi në Superligë, është edhe qëllimi ynë i vetëm.

“Bota sot”: Ku janë përparësitë?

Robert Gjeraj: Mendoj që organizimi ynë i mirë prej kryesisë e deri te qytetari i fundit është përparësi e jona sepse është vetëm një ndeshje dhe sot edhe shorti na favorizoj neve, që të jemi si vendas, kjo na ndihmon që të kemi më shumë tifozë në anën tonë.

“Bota sot”: Cila është atmosfera para kësaj sfide, a jeni të kompletuar?
Robert Gjeraj
: Atmosfera është shumë e mirë, jemi komplet dhe jemi të gatshëm për sfidën që na pret.

“Bota sot”: A është KF Liria në nivelin më të mirë?
Robert Gjeraj:
Liria është çdo herë në nivel dhe jemi në formën e duhur sepse kemi tregu gjatë sezonit që jemi ekip i fortë dhe kështu do të vazhdojmë.

“Bota sot”: Pranvera solli shumë ndryshime për të mirë, çka ndikoi më shumë?

Robert Gjeraj: Pranvera solli organizimin, që e përmenda edhe më lart, kjo ndikoi që të jemi këtu ku jemi.

“Bota sot”: Çfarë i premton tifozëve "Arpagjikëve"?
Robert Gjeraj
: Organizimi i mirë dhe ardhja e Granit Begollit, ishte i qëlluar
“Arpagjikëve” i premtoj si çdo herë angazhim maksimal dhe nëse është nevoja edhe do të vdes në fushë vetëm që të arrijmë qëllimin. Çdo gjë që na përket neve në fushë do të bëjmë për Lirinë, qytetin dhe tifozët..

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat