Presidenti i Frankfurtit: Të fitosh trofeun, më mirë se të bësh… s*ks!

Futboll

Presidenti i Frankfurtit: Të fitosh trofeun, më mirë se të bësh… s*ks!

Më: 19 maj 2022 Në ora: 11:38
Presidenti i Frankfurtit: Të fitosh trofeun, më mirë se të bësh… s*ks!

Vetëm 50.000 tifozë të Eintraht Frankfurtit vendosën Seviljen në gjendje të jashtëzakonshme me mijëra të tjerë që e ndoqën ndeshjen në qytetin gjerman.

Euforia që rrethoi qytetin spanjoll mori një dimension krejtësisht të ri përpara “lojës së shekullit” në finalen e Europa Ligës kundër Glasgou Rejnxhërs.

Presidenti i Frankurtit, Peter Fisher, iu drejtua me disa fjalë fansave të tij pas finales duke thënë:

“Djemtë e mi janë gjithmonë aq të mëdhenj sa bizelet. Mund të bëhen edhe më të mëdha, bizelet”, tha Fisher. Përafërsisht 800 të ftuar ishin këtu një natë para ndeshjes “për të pirë e për të ngrënë falas, – shpjegoi presidenti i klubit në mënyrë drastike, si zakonisht.

– Ajo që po bëjmë këtu është doping”. Ky ishte titulli i parë ndërkombëtar i Frankfurtit që nga viti 1980.

“Të fitosh një kupë europiane është një mijë herë më mirë se seksi, sepse këto kupa janë të mallkuara dhe të rralla. Lumturia pas këtij suksesi është e madhe.

Tani do të festojmë deri në mëngjes dhe më pas festa do të vazhdojë edhe në Frankfurt aty ku na presin mijëra tifozë. Ky trofe nuk është vetëm për ne, por për të gjithë Gjermaninë. Shpresoj të kemi bërë të lumtur sadopak njerëz”, tha presidenti i skuadrës gjermane pas finales së fituar me 11-metërsha ndaj Rejnxhërsave.

I pyetur për pjesëmarrjen e tifozëve në stadium, Fisher tha:

“Mund të them që luajtëm në një stadium ‘Mickey Mouse’, kjo pasi kërkesat për të qenë në stadium nga të dyja tifozëritë ishte e madhe dhe mendoj se finale të tilla duhet të luhen në impiante me kapacitet më të lartë.

Mendoj që këtu biem dakord të gjithë. Por kjo pak rëndësi ka tani. Më lini të shkoj dhe të festoj me skuadrën (qesh)”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat