Ademi priti drejtorin e sportit të kryeqytetit Granit Rugova 

Futboll

Ademi priti drejtorin e sportit të kryeqytetit Granit Rugova 

Më: 19 maj 2022 Në ora: 16:07
Ademi priti drejtorin e sportit të kryeqytetit Granit Rugova 

Presidenti i FFK-së, Agim Ademi ka pritur sot në takim drejtorin për sport në Komunën e Prishtinës, Granit Rugova.

Ademi e uroi ish-basketbollistin e spikatur të Prishtinës për pozitën e tij menaxheriale në krye të sportit kryeqytetas dhe vuri në pah rëndësinë dhe përparësinë që ka udhëheqja e Drejtorisë së Sportit nga një ish-sportist i suksesshëm.

Në anën tjetër, edhe Rugova shprehu përgëzimet e tij për presidentin Ademi për mandatin e ri në krye të FFK-së, duke qenë i bindur se bashkërisht do të punojnë në përmirësimin e mëtejshëm të kushteve dhe infrastrukturës së klubeve të kryeqytetit.

Gjatë takimit u diskutua për realizimin e projekteve të ndryshme të përbashkëta, që qëllim parësor e kanë krijimin e kushteve sa më të mira për të rinjtë dhe përfshirjen e tyre sa më të madhe në futboll, si dhe projektin e zgjerimit të tribunës lindore të stadiumit “Fadil Vokrri”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat