Napoli nuk është i interesuar për të shkëmbyer Koulibalyn me Pjaniçin

Futboll

Napoli nuk është i interesuar për të shkëmbyer Koulibalyn me Pjaniçin

Më: 21 maj 2022 Në ora: 11:20
Napoli nuk është i interesuar për të shkëmbyer Koulibalyn me Pjaniçin

Presidenti i Napolit, Aurelio de Laurentiss, ka komentuar raportimet se Barcelona ka shprehur interesim për Kalidou Koulibalyn.

Ai tha se Barça nuk e ka kërkuar zyrtarisht senegalezin, teksa pretendon se klubi nga La Liga nuk ka para të mjaftueshme për blerjen e tij.

“Barcelona nuk ka kërkuar Koulibaly dhe unë mendoj se Barça nuk ka para të mjaftueshme për të nënshkruar me ndonjë lojtar”, tha presidenti i Napolit për “Jijantes”.

Aurelio de Laurentiss gjithashtu tha se Napoli nuk është i interesuar për të shkëmbyer Koulibalyn me Miralem Pjaniçin, siç u raportua ditëve të fundit.

“Ne nuk jemi të interesuar për ndonjë marrëveshje shkëmbimi”, shtoi ai.

Barcelona synon që të përforcohet në mbrojtje për sezonin e ardhshëm, teksa mbetet të shihet nëse do t’ia del të nënshkruajë me Koulibalyn.

30-vjeçari me Napolin ka kontratë të vlefshme deri më 30 qershor 2023.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat