Ylli anglez zgjidhet lojtari i ri më i mirë në Premier Ligë

Futboll

Ylli anglez zgjidhet lojtari i ri më i mirë në Premier Ligë

Më: 21 maj 2022 Në ora: 12:58
Premier Ligë

Premier Liga angleze ka shpallur sot lojtarin e ri më të mirë të këtij sezoni, ku këtë epitet e ka marrë ylli anglez i Manchester Cityt, Phil Foden.

Foden ruan çmimin që fitoi sezonin e kaluar dhe bëhet lojtari i parë që e fiton atë në dy edicione radhazi.

21 vjeçari ka regjistruar nëntë gola dhe pesë asistime në 27 paraqitje për të ndihmuar Manchester Cityn të afrohet drejt titullit të Premier Ligës.

Në të vërtetë, mesatarja e tij për gol ose asistim çdo 146’ minuta këtë sezon është më e mira e cilitdo lojtari 21 vjeçar ose më të ri që ka luajtur të paktën 500’ minuta.

“Jam shumë krenar që kam fituar këtë çmim për të dytin sezon radhazi”, tha Foden për faqen zyrtare të klubit.

“Kam qenë shumë i lumtur me paraqitjet e mia këtë sezon dhe ka qenë e mrekullueshme të kontribuoj për këtë ekip në atë që shpresojmë të jetë një vit tjetër i suksesshëm për të gjithë ne”, shtoi më tej ylli anglez.

Foden tani do të përpiqet ta mbyllë sezonin në mënyrën më të mirë kundër Aston Villas të dielën, kur Manchester City e di se një fitore do t'i garantonte atyre trofeun e gjashtë në Premier Ligë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat