Sfida e madhe në Maqedoninë e Veriut, skuadra shqiptare kërkon mrekullinë 

Futboll

Sfida e madhe në Maqedoninë e Veriut, skuadra shqiptare kërkon mrekullinë 

Nga: K.G. Më: 22 maj 2022 Në ora: 13:35
Sfida e madhe në Maqedoninë e Veriut, skuadra shqiptare kërkon mrekullinë 

Skuadra shqiptare Voska Sport e Ohrit, sot kërkon mrekullinë, të ngjitet në elitën e futbollit të Maqedonisë së Veriut.

Interesim i madh për ndeshjen e play-off-it, mes Voska Sport dhe Tikveshit nga Kavadari, e cila luhet sot në orën 17.00 në stadiumin në Strumicë, 

Tikveshi synon të mbetet në elitë, ndërsa Voska Sport të bëjnë historinë e tyre.

“Si klub kemi siguruar 1000 bileta, ashtu që gjithë ju që do të vini sot për të na përkrahur, do mund të na kontaktoni për të marrë biletën e juaj. 

Bashkë jemi më të fortë, ndaj ju presim në stadiumin “Bllagoj Istatov” në Strumicë që së bashku të shkruajmë historinë”, njofton mes të tjera FC Voska Sport.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat