Klopp: Ancelotti është një nga trajnerët më të suksesshëm

Futboll

Klopp: Ancelotti është një nga trajnerët më të suksesshëm

Më: 26 maj 2022 Në ora: 15:18
Klopp: Ancelotti është një nga trajnerët më të suksesshëm

Menaxheri i Liverpoolit, Jurgen Klopp e ka lavdëruar homologun e tij tek Real Madridi, Carlo Ancelotti.

‘The Reds’ dhe ‘Los Blancos’ do të takohen të shtunën mbrëma në finalen e Ligës së Kampionëve.

Klopp mendon se Ancelotti është një nga trajnerët më të suksesshëm. Sipas teknikut gjerman, italiani është një nga njerëzit më të mirë.

“Carlo është një nga trajnerët më të suksesshëm. Për mua ai është një model për mënyrën se si ai i menaxhon sukseset e tij”, tha Klopp.

“Ai është një nga njerëzit më të mirë që mund të takoni. Ne kemi raporte të shkëlqyera. Ne respektojmë rivalitetin në futboll. Është eksperiencë e pastër, ai ka fituar shumë dhe nuk do të ndalet”, theksoi strategu gjerman.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat