Reali duhet të paguajë 150 milionë euro

Futboll

Reali duhet të paguajë 150 milionë euro

Më: 27 maj 2022 Në ora: 13:16
Reali duhet të paguajë 150 milionë euro

Real Madridi nuk e ka ndërmend të dorëzohet në garën për të transferuar yllin e AC Milanit, Rafael Leao.

Sipas “BBC” sulmuesi portugez është objektiv kryesor i madrilenëve. Reali pasi dështoi të blejë Kylian Mbappe-n, tashmë është hedhur në sulm për të gjetur një sulmues cilësor.

Leao, i cili ka bërë një sezon të madh me Milanin, është synimi i skuadrës ‘merenguese’.

“Rossonerët’ thuhet se nuk do të heqin dorë nga ylli i tyre, por vetëm nëse ndonjë klub do të paguajë klauzolën prej 150 milionë eurosh, atëherë mund ta blejnë portugezin, në të kundërtën lojtari do të mbetet në ‘San Siro’.

Kujtojmë se Leao me Milanin fitojë titullin e kampionit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat