I thotë lamtumirë Milanit

Futboll

I thotë lamtumirë Milanit

Më: 27 maj 2022 Në ora: 16:33
I thotë lamtumirë Milanit

Siç është mësuar në muajt e mëparshëm, Franck Kessie ka vendosur të mis rinovojë kontratën e tij me Milan-in dhe të transferohet te Barcelona.

Mesfushori afrikan sapo ka fituar titullin në Itali me Milan-in kundër Sassuolo-s, duke realizuar edhe golin e tretë që ka mbyllur ndeshjen.

I transferuar në Mialno nga Atalanta në verën e 2017-ës, Kessie ka qenë një pikë referimi në sezonet e fundit në mesfushën e Milan-it.

Lojtari i Bregut të Fildishtë ka luajtur 227 ndeshje, mes kampionatit, Kupës së Italisë dhe kompeticioneve europiane, me fanellën kuqezi dhe ka realizuar 37 gola dhe 16 asiste. Tani do të nënshkruajë një kontratë katërvjeçare.

Lojtari ka falënderuar dhe përshëndetur Milan-in dhe tifozët e tij nëpërmjet një mesazhi të publikuar në profilet e tij në rrjetet sociale.

“Pas 5 vitesh, nuk mund të shpresoja ta mbyllja këtë eksperiencë të madhe në një mënyrë më të mirë! Një emocion unik: jemi kampionë të Italisë!”, ka shkruar Kessie.

“Jam krenar që kam veshur këtë fanellë të lavdishme dhe që  kam ndarë këtë rrugëtim me disa shokë skuadre fantastikë! Faleminderit për gjithçka! Faleminderit të gjithëve! ‘Presidenti’ i juaj".

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat