Skuadra shqiptare e çon në këmbë Malin e Zi! Fatos Beqiraj ka disa fjalë

Futboll

Skuadra shqiptare e çon në këmbë Malin e Zi! Fatos Beqiraj ka disa fjalë

Nga: Kemajl Goca Më: 28 maj 2022 Në ora: 15:57
Skuadra shqiptare e çon në këmbë Malin e Zi! Fatos Beqiraj ka disa fjalë

I madh dhe i vogël në qytetin e Tuzit, me padurim e presin finalen e Kupës së Malit të Zi, e cila do të zhvillohet nesër në orën 20.30 në stadiumin në Podgoricë.

Skuadra shqiptare Deçiqi i Tuzit, në finale do të përballet me Buduçnostin e Podgoricës.

Është vitit i dytë rresht që janë në finalen e madhe, kësaj radhe të bindur se trofeu do të shkojë në Malësi!

Presidenti i klubit, Pal Dreshaj, njeriu që ka bërë gjithçka me stafin e tij, që Deçiqi është në nivelet më të larta dhe për herë të dytë rresht edhe në kupat evropiane.

Fatos Beqiraj, një nga lojtarët më të preferuar që ka veshur fanellë bardheblu, një futbollist që fitoi përgjithmonë zemrat e tifozëve me gola, luftë dhe modesti, do të jetë nesër në anën e kundërt në ndeshjen e trofeut, sulmuesi 33-vjeçar, do të jetë atuti i golit të Deçiçit në finalen e Kupës së Malit të Zi”, shkruan media malazeze “Vijesti”. 

Ish futbollisti i Shqiponjës së Pejës, Buduçnostit të Podgoricës, Dinamos së Zagrebit dhe disa skuadrave të shteteve të ndryshme, Beqiraj, është gati për finalen e madhe.

“Në Buducnost kam marrë afirmimin, lidhja me klubin dhe tifozët është e pathyeshme, zgjati 14 vjet. Unë jam qenë gjithmonë mirënjohës që më është dhënë mundësia për të provuar veten. Por, si profesionist, e di që për klubin ku luani, duhet të jap gjithçka dhe të përpiqemi të fitojmë. Kështu do të jetë edhe nesër”, ka thënë Beqiraj për median malazeze.

Kur u largua nga Buduçnosti, emri i tij brohoritej në Podgoricë, sa herë që dilte me fanellën e kombëtares. Të dielën do të jetë ndryshe sepse me Deçiqin lufton kundër Buduçnostit. 

“Unë i kuptoj tifozët, por nuk mendoj se ka ndonjë arsye për të dëgjuar fishkëllima. Mes meje dhe atyre gjithmonë ka pasur një lidhje të veçantë, ata e dinë se sa shumë i respektoj”, thotë Beqiraj.

Titullin e parë historik e fitoi me fanellën e Buduçnostit në vitin 2008, por pak ditë para festës së kampionatit, ai ishte figurë tragjike në finalen e Kupës.

Pas 120 minutash dhe 1:1 me Mogrenin, Beqiraj humbi penalltinë dhe trofeu shkoi në Budva.

“Tash më vjen keq, sepse do të ishte trofeu i parë për Buduçnostin. E mbaj mend si sot, isha 19 vjeç.

Trajneri Branko Babiq më tha të gjuaja penalltinë, por isha aq i lodhur sa i thashë se nuk mundem. Unë nuk isha në pesë lojtarë, por ai që duhej të gjuante të gjashtin.

Ai na tha - duhet, nuk do të pyes askënd tjetër. Nuk kam ikur nga përgjegjësia, nuk e kam bërë kurrë këtë. Unë mungova. Fatmirësisht e fituam titullin shpejt dhe e kaluam Kupën”, tha Beqiraj.

Ai nuk e fsheh se fitimi i këtij trofeu me fanellën e Deçiqit do të ishte disi satisfaksion për atë disfatë.

“Më mungon kjo Kupë dhe sigurisht që dua ta fitoj.

Dua të kthej edhe besimin që më tregoi Deçiqi. Kisha edhe një vit kontratë në Kazakistan, mund të qëndroja, por Deçiq më donte shumë. Kur e pashë projektin vendosa të vij”, tha Beqiraj.

Skuadra shqiptare e çon në këmbë Malin e Zi, kërkon trofeun e parë në histori, që nga themelimi në vitin 1926, në historinë 96 - vjeçare.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat