Vjosa feston titullin e kampionit në Ligën e Dytë 

Futboll

Vjosa feston titullin e kampionit në Ligën e Dytë 

Më: 29 maj 2022 Në ora: 20:09
Vjosa feston titullin e kampionit në Ligën e Dytë 

Vjosa nga Shtimja është kurorëzuar me titullin e kampionit në Ligën e Dytë.

Kjo skuadër në ndeshjen e fundit të këtij edicioni shënoi fitore bindëse në duel me Minatorin, me rezultat 4:1, duke e mbyllur kampionatin në pozitën e parë, me 71 pikë, me 22 fitore, 5 barazime e vetëm 1 humbje.

Në ceremoninë e ndarjes së medaljeve dhe trofeut të kampionit të pranishëm ishin anëtari i KE të FFK-së, Ismajl Ajeti dhe kryetari i Komisionit të Garave të Ligës së Dytë, Ardian Llumnica.

Kësisoj, Vjosa nga edicioni i ardhshëm do të bëjë gara në Ligën e Parë, teksa së bashku me të inkuadrimin në një rang më të lartë të garave e ka siguruar edhe Rilindja 1974 nga Lugu i Baranit, e cila e ka mbyllur edicionin në pozitën e dytë, me 68 pikë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat