Costa tregon: Shumë i turpshëm, lahej me të brendshme

Futboll

Costa tregon: Shumë i turpshëm, lahej me të brendshme

Më: 3 qershor 2022 Në ora: 18:08
Costa tregon: Shumë i turpshëm, lahej me të brendshme

Diego Costa dhe Kante kanë kaluar një sezon së bashku në Stamford Bridge pas ardhjes së mesfushorit nga Leicester në 2016 te Chelsea.

Costa njihet si një djalosh kontrovers, agresiv dhe paksa i çmendur, ndërsa Kante është krejtësisht e kundërta sepse është i qetë, i turpshëm, modest.

Pavarësisht këtyre dy natyrave të ndryshme, të dy kanë qenë shokë të ngushtë.

Në një intervistë të fundit, Diego Costa pranoi se dinte të dilte tërësisht i zhveshur në dush me qëllimin për të përqafuar francezin e turpshëm. “Një herë u përpoqa të përqafoja Kanten me shaka.

Ai është me të vërtetë shumë i turpshëm. Shkoja lakuriq në dush, shkoja te Kante dhe i thosha: “Më përqafo!’

Ndihen i turpëruar dhe më kthehej: ‘Jo, jo, Diego jo’”. Ngolo nuk hiqte as të brendshme kur bënte dush, tha duke qeshur ish-sulmuesi i Atletico-s dhe Chelseat-it..

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat