Benzema tërhiqet nga çështja e videos se*suale me Valbuenën

Futboll

Benzema tërhiqet nga çështja e videos se*suale me Valbuenën

Më: 4 qershor 2022 Në ora: 11:42
Benzema tërhiqet nga çështja e videos se*suale me Valbuenën

Karim Benzema ka tërhequr apelin në rastin e pamjeve filmike me përmbajtje erotike që e sheh atë të implikuar me akuzën e shantazhit të ish-bashkëlojtarit Mathieu Valbuena për moszbulimin e një videoje seksuale.

Sipas “L’Equipe”, ankesa do të mbahej në Gjykatën e Apelit të Versajës (Yvelines) më 30 qershor dhe 1 korrik. Ndaj Benzema dënohet përfundimisht me një vit burg me pezullim, shoqëruar me 75 mijë euro gjobë, përveç 80 mijë eurove që do t’i paguhet Valbuenës për dëmshpërblim.

“Klienti im është i rraskapitur nga kjo procedurë. Heqja dorë sanksionon një vendim dënimi dhe në dukje fajtor. Është një e vërtetë ligjore.

Por ky nuk është realiteti. Karim Benzema në këtë rast gjithmonë do të deklarohet i pafajshëm dhe jo, nuk ka dashur ndonjëherë të marrë pjesë në një operacion shantazhi ndaj Mathieu Valbuena”, tha avokati i tij për “L’Equipe”.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat