Pamje/ Ndëshkoi me karton të kuq lojtarin, tifozët mbysin gjyqtarin

Futboll

Pamje/ Ndëshkoi me karton të kuq lojtarin, tifozët mbysin gjyqtarin

Më: 14 qershor 2022 Në ora: 16:46
Foto ilustrim

Një gjyqtar ka vdekur si pasojë e gjakderdhjes së brendshme pasi që ishte sulmuar nga lojtarët dhe tifozët për arsye se kishte treguar një karton të kuq drejt një lojtari në ndeshje.

Jose Arnoldo Amaya, gjyqtar 63 vjeçar, ka vdekur këtë vikend si pasojë e një incidenti shokues në El Salvador.

Gjyqtari po drejtonte një ndeshje amatore në stadiumin “Toluca” në Miramonte, por skenat u kthyen të shëmtuara kur Amaya i dha kartonin e dytë të verdhë një lojtari agresiv.

Lojtari iu drejtua menjëherë zyrtarit, i cili kishte 20 vite përvojë si gjyqtar, dhe kjo shkaktoi skena skandaloze dhune, pasi Amaya u rrah brutalisht nga shokët e skuadrës së lojtarit dhe nga tifozët e tyre.

Amaya u sulmua aq keq saqë kërkoi trajtim të menjëhershëm në spitalin Zacamil, dhe pikërisht aty mjekët zbuluan se ai vuante nga gjakderdhja e brendshme.

Por ata nuk ishin në gjendje të ndalonin që plagët e Amaya të përkeqësoheshin, ku më pas u njoftua se ai kishte fatkeqësisht kishte vdekur.

Ndërkaq, videon e gjyqtarit duke u sulmuar nga tifozët dhe lojtarët e gjeni më poshtë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat