Rivalët e mundshëm të ekipeve shqiptare në raundin e dytë të Conference League

Futboll

Rivalët e mundshëm të ekipeve shqiptare në raundin e dytë të Conference League

Më: 15 qershor 2022 Në ora: 14:11
Rivalët e mundshëm të ekipeve shqiptare në raundin e dytë të Conference League

Shorti i hedhur këtë të mërkurë në Nyon të Zicrës ka përcaktuar edhe kundërshtarët e mundshëm të skuadrave shqiptare në rast se e kalojnë raundin e parë të Conference League. Gjithashtu janë mësuar edhe rivalët e mundshëm të Tiranës nëse eliminohet qenë raundin e parë të Championsit. Kështu, bardheblutë, nëse nuk ia dalin të triumfojnë në sfidën e dyfishtë ndaj Dudelange të Luksemburgut, në raundin e dytë të Conference League do të kenë përballë fituesin e çiftit Zrinjski-Sherif Tiraspol.

Ballkani, nëse eliminohet nga Zalgiris, do të luajë me një mes  La Fiorita dhe Inter D’Escaldes.

Shkupi, nëse dështon përballë Linkoln Red Imps, do të gjejë si kundërshtar në Conference League të kualifikuarën e çiftit Tobol-Ferencvaros.

Laçi është me fat edhe me kundërshtaren e mundshme në raundin e dytë të Conference League. Nëse kalon Iskran, do të matë forcat me fituesen e përballjes Floriana-Petrokub.

Partizani do ta ketë shumë të vështirë në raundin e dytë nëse eliminon Saburtalon. Të kuqtë i pret më pas përballja e dyfishtë me ekipin e njohur rumun, Steaua e Bukureshtit.

Gjilani do ta ketë shumë të vështirë në raundit e dytë, pasi do të përplaset me Young Boys, sigurisht nëse kalon Liepajan.

Llapi, me një sukses të mundshëm ndaj Buducnostit, do të përballet në raundin e dytë me fituesin e çiftit Breidablik-Santa Coloma.

Me fat Shkëndija e Tetovës, që nëse kalon Ararat Yerevanin në raundin e parë, e pret më pas sfida me Valmieran nga Letonia.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat