Presidenti i Craiovas: Duam hakmarrje në Shqipëri

Futboll

Presidenti i Craiovas: Duam hakmarrje në Shqipëri

Më: 15 qershor 2022 Në ora: 16:22
Sorin Cartu

Vllaznia do të përballet ndaj Craiovas në turin e dytë të Conference League.

Skuadra rumune është e njohur për shqiptarët pasi Laci e eliminoi në sezonin e shkuar.

Ndërkohë presidenti i Craiovas, Sorin Cartu, kërkon hakmarrje ndaj Vllaznisë.

“Jemi gati për këtë ndeshje. E pashë menjëherë me kë ramë në Conference League.

Po kërkoj informacione për Vllazninë, por është e qartë që na duhet hakmarrja në Shqipëri. Nuk kemi asnjë justifikim këtë herë, të jemi serioz”, tha Cortu.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat