Eintracht firmos edhe me sulmuesin e Leverkusenit

Futboll

Eintracht firmos edhe me sulmuesin e Leverkusenit

Më: 25 qershor 2022 Në ora: 11:25
Eintracht firmos edhe me sulmuesin e Leverkusenit

Pasi ia doli të triumfojë në Ligën e Europës, Eintrachti i Frankfurtit ka ngritur kokë dhe synon të ngjitet në të tjera nivele sezonin e ardhshëm, ndaj po punon mjaft intensivisht në merkato, për të shtuar eksperiencën e cilësinë.

Kështu pak ditë më parë, klubi kryesor i Frankfurtit firmosi me fantazistin kampion bote me Gjermaninë, Mario Gotze, i cili u rikthye kështu në Bundesligë, pas një eksperience në kampionatin holandez me PSV-në.

Por nuk mbyllet këtu, pasi mbrëmjen e djeshme klubi gjerman ka mbyllur marrëveshjen për blerjen e sulmuesit argjentinas Lucas Alario nga Bayer Leverkusen. Ky i fundit i kushtoi Eintrachtit 6 milionë euro dhe ka nënshkruar një kontratë 2-vjeçare, me opsion rinovimi.

Të dy këta futbollistë kanë eksperiencë dhe cilësi të mjaftueshme për të rritur nivelin e skuadrës, megjithatë drejtuesit e klubit premtojnë për të tjera afrime deri në mbyllje të sezonit të merkatos.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat