Shaqiri: Jemi gati të përballemi me Araratin

Futboll

Shaqiri: Jemi gati të përballemi me Araratin

Më: 28 qershor 2022 Në ora: 16:57
Shkëndija

Skuadra e Shkëndijës së Tetovës ka mbyllur përgatitjet në Slloveni, në prag të sezonit në Ligën e Parë Futbollistike të Maqedonisë dhe Ligës së Konferencës.

Pas kthimit në Tetovë, lojtarëve u është dhënë një pushim dyditor, për të pushuar për ndeshjen e xhiros së parë kualifikuese në Ligës së Konferencës, kundër skuadrës së Araratit.

“Mendoj se kemi bërë përgatitje të mira në Slloveni. Jam i kënaqur me atë që pashë, veçanërisht në ndeshjet miqësore.

Ne luajtëm shumë mirë, dhe rivalët tanë ishin skuadrat më të mira të Hungarisë, Sllovenisë, BeH dhe Kroacisë dhe doja të luaja me ekipe më të forta. Si trajner kam insistuar në një lojë sulmuese, që të kemi posedimin e topit.

Natyrisht se ka hapësirë për përmirësim të disa gjërave, mirëpo mendojë se për ndeshjet me Araratin, do të jemi gati,” tha në fillim Artim Shaqiri.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat