Ish-futbollisti dëmtohet në përgatitje për emisionin televiziv

Futboll

Ish-futbollisti dëmtohet në përgatitje për emisionin televiziv

Më: 29 qershor 2022 Në ora: 11:41
Thorsten Legat

Ish-futbollisti profesionist gjerman, sot 53 vjeç, përballet me heqjen kirurgjikale të një testikuli, pas këputjes së tij gjatë aksidentit në zhytje, teksa stërvitej për një “reality show’ televiziv. Ish-mesfushori i Bundesligës, Thorsten Legat, tha se testikuli i tij u fry pothuajse në “madhësinë e një tullumbaceje” pas aksidentit.

53-vjeçari u hodh nga një dërrasë tri metra e lartë në ditën e tij të dytë të stërvitjes për shfaqjen televizive ‘RTL Turmsprung’ (High Diving) në Këln. Më vonë tha: “Kërceva dhe harrova të mbaja këmbët të bashkuara. Pati një zhurmë të madhe kur godita ujin, ndjeva dhimbje”.

Në fillim, ai nuk mendoi asgjë për këtë dhe madje praktikoi disa kërcime të tjera. Një ekzaminim urologjik zbuloi çarje të testikulit, një hematomë dhe infeksion të fshikëzës urinare. Një mjek më pas dha verdiktin e mundimshëm, testikuli i dëmtuar do të duhej të hiqej.

Legat tha: “Në fillim mendova se bota po më binte përsipër”. Megjithatë, babai i dy fëmijëve e kuptoi se nuk mund ta shmangte operacionin, i cili do të kryhet në mes të gushtit. Ai madje bëri shaka: “Po bëj një implant, është si një implant gjoksi”.

Mjekët e kanë siguruar që testikuli tjetër i tij do të lihet në gjendje të mirë pune, nëse ai vendos të ketë më shumë fëmijë. Legat grumbulloi 243 ndeshje dhe 15 gola gjatë karrierës së tij 15-vjeçare, të gjitha në Bundesligë.

Ai luajti për VfL Bochum, Werder Bremen, Eintracht Frankfurt, VfB Stuttgart dhe Schalke 04, duke bërë paraqitjen e tij të fundit profesionale me këtë të fundit më 2001.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat