Prishtina konfirmon ndarjen me 14-të lojtarë

Futboll

Prishtina konfirmon ndarjen me 14-të lojtarë

Më: 30 qershor 2022 Në ora: 13:58
Prishtina

FC Prishtina për herë të parë që nga pranimi i Kosovës në FIFA dhe UEFA nuk do të jetë pjesë e garave evropiane, me klubin kryeqytetas që mbyllën sezonin në vendin e gjashtë me 51 pikë të mbledhura pas 36 ndeshjeve.

Xhiro e fundit, vulosi fatin e Prishtinës për të siguruar pjesëmarrjen dhe vitin tjetër në elitën e futbollit kosovar, pas rrezikut që klubi më i trofeshëm në vend, mund të përfundon kampionatin në zonën e barazhit, shkruan Gazeta Olle.

Pas një sezoni i cili nuk ishte aspak i suksesshëm për bardhekaltërit, kanë filluar dhe largimet e shumta, deri më tani Prishtina ka larguar plotë 14-të futbollistë nga skuadra, ndër ta dhe më meritorët për titullin kampion në edicionin 2021/22.

Leonit Abazi, Besnik Krasniqi, Qëndrim Zyba, Bleart Tolaj, Lorik Boshnjaku, Sadam Sulley, Josip Tomasevic, Aleksander Risteski, Agim Zeka, Betim Halimi, Gauthier Mankenda, Samuel Mone, Eglant Haxho, Ahmet Haliti. Janë lojtarët të cilët nga tani e tutje, nuk do të jenë pjesë e Prishtinës.

Krahas largimeve, deri më tani është arritur akordi për vazhdimin e kontratës vetëm me Endrit Krasniqin, Ardit Nikan dhe kapitenin Gledi Mici, ndërsa prezantimi i transferimeve siç mëson Gazeta OLLE, pritet të filloi shumë shpejt.

Ramiz Bytyqi, Muhamed Useini, Egzon Bislimi, Endrit Baholli, Hasan Hyseni, Besir Ramadani, Marclei Cezar, Gentrit Dumani, Mërgim Pefqeli, Ardi Ajdini, priten të zyrtarizohet te Prishtina, sipas faqes më të afërt me klubin bardhekaltër, This is Prishtina.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat