Shifrat marramendëse, 14 mijë euro vetëm për peshqirë dhe çarçafë

Futboll

Shifrat marramendëse, 14 mijë euro vetëm për peshqirë dhe çarçafë

Më: 2 korrik 2022 Në ora: 11:09
Shifrat marramendëse, 14 mijë euro vetëm për peshqirë dhe çarçafë

Kjo padyshim është periudha “e artë” e futbollistëve.

Yjet më të mëdhenj të futbollit botëror po shijojnë disa ditë pushime përpara sezonit. Ndër to edhe Cristiano Ronaldo së bashku me familjen e tij. Ylli portugez prej kohësh tashmë ndodhet në Majorka të Spanjës.

Si një ndër lojtarët më të paguar në botë, sulmuesi i Manchester United, dallohet për jetësën e tij të shtrenjtë. Edhe në këto pushime nuk kishin si të mungonin shifrat marramëndëse të shpenzuara nga ylli portugez. Në disa raportime të bëra së fundmi nga mediat e huaja, në vilën luksoze ku po qëndron Cristiano Ronaldo, janë shpenzuar mbi 14 mijë euro vetëm për peshqirë, çarçafë dhe produkte të përdorimit të përditshëm.

Ju kujtojmë që vitin e kaluar, familja e famshme qëndroi në një rezidencë historike e cila kushtonte 10,000 £ për natë në buzë të detit. Këtë herë ata janë drejtuar për diçka më private. Me rekomandimin e ish-shokut të skuadrës së Cristianos, Sergio Ramos, ata kanë zgjedhur një vendstrehim luksoz rural të rrethuar nga malet Tramuntana në izolim të plotë.

Vila ka palestrën e saj, pishinën e rrethuar nga palma, disa xhakuzi, një fushë volejbolli në plazh dhe një fushë mini-futbolli, sipas gazetës ishullore Ultima Hora e cila ka publikuar pamje ajrore të pronës madhështore. Gazeta thotë gjithashtu se vila ka kishën e saj dhe një “dhomë erotike” të ndodhur nëntokë.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat