Burgoset një tifoz pasi sulmoi lojtarin në fushë

Futboll

Burgoset një tifoz pasi sulmoi lojtarin në fushë

Më: 2 korrik 2022 Në ora: 15:23
Foto ilustrim

Një tifoz futbolli është burgosur pasi hodhi mjete piroteknike dhe sulmoi një lojtar në ndeshjen në shtëpi të Northampton Town në gjysmëfinalen e tyre të play-off kundër Mansfield Town para disa muajve.

Paul Alexander Moss, tifoz i Northampton, u akuzua për një sulm të zakonshëm, hedhje të një mjeti piroteknik në fushë, posedim i saj gjatë një ngjarjeje sportive, hyrje pa leje në fushë në një ndeshje futbolli, dhe për pengim të një polici në ekzekutimin e detyrës së tij.

Akuzat lidhen me një incident më 18 maj të këtij viti, kur pati probleme në ndeshjen e Northampton Town në “Sixfields” dhe Moss hyri në fushë, sulmoi një lojtar dhe hodhi një mjet piroteknik.

Një zëdhënës i policisë Northamptonshire tha:

“Të gjithë tifozët e futbollit, stafi i stadiumit, zyrtarët dhe lojtarët duhet të jenë në gjendje të ndjekin ndeshjet e futbollit në një mjedis të sigurt. Ata nuk duhet t'i nënshtrohen sjelljes që tregoi Paul Moss atë natë dhe shpresoj që ky rast të tregojë seriozitetin me të cilin ne marrim incidente të tilla.

Ne do të vazhdojmë të punojmë me Northampton Town FC për të ndaluar individët që sillen në këtë mënyrë”.

Moss u paraqit në Gjykatën e Northampton javën e kaluar ku iu dha një dënim 16-javor me burg dhe u urdhërua të paguante shpenzimet që arrinin në 150 euro. Atij gjithashtu iu dha një urdhër ndalimi për gjashtë vjet nga futbolli.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat