Sulmuesi gjerman i jep lamtumirën Bayernit

Futboll

Sulmuesi gjerman i jep lamtumirën Bayernit

Më: 2 korrik 2022 Në ora: 16:42
Jan-Fiete Arp

Sulmuesi Jan-Fiete Arp ka lënë klubin e Bayernit për të firmosur me Holshtain Kielin në Bundesligën 2 me parametër zero këtë merkato.

Lajmin e zyrtarizuan kampionët e Gjermanisë mbrëmjen e së premtes, ndërsa 22-vjeçari, i cili luajti në formë huazimi te ky klub sezonin e shkuar, shënoi 2 gola në 24 ndeshje në kampionat.

Ai firmosi një kontratë deri në vitin 2024 ditën e djeshme. Arp u transferua në Mynih nga Hamburgu në verën e vitit 2019 si një sulmues me potencial për të ardhmen.

Me Bajernin ai fitoi titullin dhe Kupën e Gjermanisë, ndërsa kontributin më të madh e dha për skuadrën e dytë, ku regjistroi 42 prezenca dhe shënoi 8 gola.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat