Zhalgiris ndeshet me kampionin e Kosovës, mohon zërat se serbët refuzojnë të luajnë

Futboll

Zhalgiris ndeshet me kampionin e Kosovës, mohon zërat se serbët refuzojnë të luajnë

Më: 3 korrik 2022 Në ora: 17:04
Ilustrim

Skuadra e futbollit Zhalgiris, kampion i Lituanisë, të martën do ndeshet me Ballkanin e Therandës, në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë.

Ndeshje që pritet me padurim nga të gjithë, ndërsa kampion i  Kosovës, synon të debutojë me fitore ndaj lituanëve, në ndeshjen e parë (me 5 korrik, ofra 20.00) të rrethit të parë të kualifikueseve për Champions League në futboll.  

Është interesant se luajnë edhe dy futbollistë serbë për ekipin nga Lituania, ka pasur zëra në disa media serbe, se ata nuk do të luajnë.

Fjala është për Ivan Tatomiroviq dhe Nemanja Ljubisavleviq, rreth te cilëve janë ngritur disa pikëpyetje nëse do të udhëtojnë me ekipin për në Prishtinë, apo do të bien pre e presionit për të bojkotuar ndeshjen, siç zakonisht dijnë të bëjnë serbët.

Në lidhje me këtë zëra, nga klubi lituan deklaruan, se është diçka e padëgjuar nga ta.

“Ne nuk kemi informacione të tilla, as nga klubi e as nga futbollistët. Nuk e kemi asnjë koment në lidhje me pretendimet. Ne jemi të fokusuar dhe në përgatitje vetëm për ndeshje futbolli dhe asgjë tjetër”, deklarohen nga klubi lituan.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat