Navas apo Donnarumma? Galtier me ide të qarta

Futboll

Navas apo Donnarumma? Galtier me ide të qarta

Më: 5 korrik 2022 Në ora: 16:59
Navas apo Donnarumma?

Keilor Navas dhe Gigio Donnarumma u alternuan shpesh me njëri-tjetrin në katërkëndëshin e portës sezonin që lamë pas, megjithatë një gjë e tillë nuk pritet të përsëritet më këtë sezon.

I ka idetë të qarta për këtë edhe trajneri i ri i kryeqytetasve, Christophe Galtier, që në konferencën për shtyp të prezantimit, sqaroi se ka si parim që të ketë gjithmonë një portier të parë dhe një të dytë.

“Do të takoj të dy portierët që në fillim, pasi në filozofinë time ka gjithmonë një numër 1 dhe një numër 2. Megjithatë kjo nuk do të thotë që portieri i dytë nuk mund të bëhet i parë, në varësi të paraqitjeve në fushë”, u shpreh Galtier.

Dilema e vetme momentalisht është se cili do të jetë titullari i përzgjedhur i trajnerit të PSG-së, me italianin Donnarumma disi më të favorizuar, për faktin se është i ri e me perspektivë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat