Blerja e madhe e skuadrës shqiptare fiton në gjyq shifrën e çmendur

Futboll

Blerja e madhe e skuadrës shqiptare fiton në gjyq shifrën e çmendur

Më: 12 korrik 2022 Në ora: 11:48
Majkëll Babatunde

Majkëll Babatunde mendohet të jetë goditja e merkatos së verës jo vetëm për Laçin, por edhe për Superioren, pasi bëhet fjalë për një lojtar me CV të pasur, që ka luajtur me kombëtaren e Nigerisë në Botëror.

Mesfushori ka ardhur te kurbinasit pas një pushimi njëvjeçar dhe, mesa duket, shkak për këtë është bërë ndjekja e proceseve gjyqësore nga mesfushori nigerian me ish-klubin nga Maroku, Uydad Atletik.

Babatunde ka pasur probleme me pagesat me klubin maroken dhe lojtari e ka çuar çështjen në FIFA, ku edhe ka dalë fitues, ndonëse jo në nivelin që ai kishte pretenduar ndaj ish-klubit.

Në përfundim të procesit, mesfushori më i ri i Laçit ka përfituar 557 mijë e 600 dollarë amerikan plus përqindjet e interesit për vonesat e pagave sipas zërave të specifikuar në vendim përfundimtar të procesit në FIFA.

Më 28 shtator 2021, Majkëll Babatunde paraqiti një kërkesë para FIFA-s për shpërblimin e papaguar dhe kërkoi sa vijon: 732,200 dollarë si shpërblim i papaguar; 300 000 dollarë si kompensim për torturat emocionale; 50 000 dollarë si tarifë ligjore.

Pas ballafaqimit të dokumentacionit mes palëve dhe shlyerjes së kryer, FIFA i ka dhënë pjesërisht të drejtë 29-vjeçarit, ku klubi maroken është i detyruar të dredhë në llogarinë e Babatundes 557 600 dollarë, plus interesin për vonesën.

Pas përfitimit të së drejtës së tij, tani nigeriani është i fokusuar te Laçi për të kapur formën dhe, pse jo, për ta përdorur si trampolinë për një rilindje të karrierës së tij.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat