E presin tifozët sulmuesin e Kombëtares në Boston

Futboll

E presin tifozët sulmuesin e Kombëtares në Boston

Më: 17 korrik 2022 Në ora: 11:40
Vrioni

E presin tifozët sulmuesin e Kombëtares në Boston!

Sulmuesi i Kombëtares, Xhiakomo Vrioni ka mbërritur në Amerikë, ku do të startojë një aventurë tjetër në karrierë këtë herë në MLS te skuadra e New England.

23-vjeçari është pritur nga disa tifozë të skuadrës në aeroportin e Bostonit në çastin e mbërritjes, me sulmuesin kuqezi që ka dhënë disa autografe për të pranishmit.

Tashmë Vrionit i mbetet vetëm të bëjë debutimin në fushë me skuadrën amerikane, e cila e transferoi nga Juventusi duke paguar 4 milionë euro për kartonin e tij.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat